Edhe gjashtë ditë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës.
Katari do jetë vendi futbolldashësit do i kthejnë sytë për një muaj të pasur me futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
I intervistuar nga Tuttosport, trajneri brazilian Tite foli edhe për favoritët për të fituar Kampionatin Botëror.
“Ne jemi ndër favoritët, është historia jonë dhe kemi cilësi për t’i shfrytëzuar. Besoj se ndër favoritët janë edhe Franca, Argjentina, Anglia, Belgjika, Gjermania, Portugalia dhe Spanja me një brez të ri talentesh. Dhe më pas mbani në sy Holandën, Danimarkën dhe Senegalin”, deklaroi trajneri i Brazilit.
/GazetaBlic Sport/