Sporti

“Tirona Fanatics” jep njoftimin e rëndësishëm për ndeshjen kundër Besiktas

07/31/2023 17:15
nga:E K

Tirana do të luajë aktin e dytë dhe final përballë gjigandëve të Besiktas. Ndeshja e parë përfundoi 3-1 në favor të turqve.

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë dhe duke ditur forcën e ekipit në kampin ‘bardheblu’ ka akoma shpresa kualifikimi. Kjo shihet edhe tek organizimi i tifogrupit “Tirona Fanatics” të cilët ishin edhe në Turqi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale tifogrupi shkruan:

“Java e ndeshjes!

Te enjten ne oren 20:00 TIRONA pret Besiktasin ne “Air Albania”

Kortezhi niset nga qendra e Kryeqytetit ne oren 18:00, spektakli nis prej aty!

Mbeshtetja jone kete ndeshje eshte jetike!

Prej kortezhit e deri ne bilbilin e fundit te ndeshjes qyteti dhe stadiumi duhet te ushtoj bardhe e blu!

Te gjithe bashke ja dalim!

Te enjten, 18:00 ne qender te Kryeqytetit!

Vetem per TIRONEN!”