Lajme

Tiranë: Tensionohet situata në protestën kundër kryeministrit Rama

01/17/2026 20:18
nga:Sh R

Në mbyllje të protestës së “Shqipëria Bëhet”, është tensionuar përsëri situata para Kryeministrisë, duke hidhur miell drejt policëve, shkruan euronews.

Në një moment pati tensione edhe mes qytetarëve dhe policëve që tentuan të shkonin përtej gardhit të vendosur para godinës së kryeminitrisë.

Aktivistët kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të policisë.

Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivave të policisë duke thirrur për dorëheqjen e Ramës.