Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë zhvendosur edhe në zonën pranë Piramidës, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.
Gjatë zhvillimeve, disa prej protestuesve kanë përdorur koshat e mbeturinave për të bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin në këtë segment. Përballë hedhjes së mjeteve piroteknike dhe përshkallëzimit të situatës, efektivët e policisë janë detyruar të tërhiqen dhe të zbrapsen nga pozicionet e tyre.
Protesta vijon të shoqërohet me incidente dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit./TCH


