Sporti

Tirana sfidon gjigantin Besiktas, ja kur do të zhvillohen dy ndeshjet

07/20/2023 21:16
nga:Mergim Rreci

Tirana bën mrekullinë në Gjeorgji, fiton 1-2 ndaj Dinamos së Batumit dhe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballet Besiktasin.

Nënkampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të madhe në transfertë, ndryshe nga performanca që dhuruan në “Air Albania”.

Fillimisht shënoi Lushkja në minutën e 28-të, ndërsa në të 78-tën dyfishoi Deliu.

Në limitet e kohës së rregullt vendësit shkurtuan diferencën në 1-2, por nuk mjaftoi për ta çuar sfidën në shtesë.

Ndeshja e parë zhvillohet me 27 korrik në Turqi, kurse ndeshja kthyese me 3 gusht në Air Albania.