Sporti

Tirana – Partizani, përfundon pjesa e parë në ‘Air Albania’

12/21/2022 20:55
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ‘Air Albania’.

Partizani është në avantazh ndaj Tiranës pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati atje është 0 me 1, me Skukën që realizoi golin e vetëm deri më tash në minutën e 4-të.

Skuadra e Partizanit ishte për një nuancë më e mirë se ajo e Tiranës dhe me shumë meritë shkoi në pushim me avantazh.

/GazetaBlic Sport/