Sporti

Tirana nis bisedimet për trajnerin e ri, zbulohen dy emrat që mund të drejtojnë bardheblutë

02/19/2024 22:33
nga:Lorik J

Stoli i Tiranës është tronditur pas disfatës në derbi ndaj Partizanit. Edhe pse presidenti Halili, nga një kontakt me “Panorama Sport”, e mohoi shkarkimin e trajnerit Ahmataj, në opinionin sportiv kanë filluar të qarkullojnë emrat e dy kandidatëve të mundshëm për t’u bërë trajner të Tiranës.

Gazeta mëson se janë kontaktuar Erbim Fagu dhe Erjon Xhafa, për ta drejtuar së bashku Tiranën, por ende s’ka vendim në lidhje me të ardhmen e stolit bardheblu. Si Fagu ashtu edhe Xhafa e njohin mjaft mirë ambientin në këtë klub dhe shihen si dy alternativa ideale.

Vlen të theksohet fakti se Xhafa ishte pjesë e klubit kryeqytetas si zv. trajner në sezonin 2019/2020, që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion.

Ndërkohë që edhe Erbim Fagu u shpall kampion me Tiranën në sezonin 2021/2022, teksandihmoi Orges Shehin në rrugëtimin drejt titullit kampion.