Sporti

Tirana ndeshet sot me Dudelange në “Air Albania”, kampionët duan vetëm fitore

07/12/2022 08:45
nga:L J

Skuadra e Tiranës sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Dudelange në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Tirana ka humbur ndeshjen e parë në udhëtim me rezultatin minimal 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e Orges Sheshit duan rikthimin dhe kualifikimin tutje në fazën e dytë të Champions, duke triumfuar sonte ndaj Dudelange.

Kujtojmë se Tirana pritet të jetë pa mungesa të mëdha dhe tashmë përmbysja nuk është e pamundur.

Ndeshja luhet nga ora 20:00 në “Air Albania”.

/GazetaBlic Sport