Lajme

Tirana jo më vetëm e Veliajt, si ndahet puna mes 3 drejtuesve politikë për zgjedhjet e 2025

09/09/2024 22:02
nga:G B

Në mbledhjen e kryesisë së re, kryesocialisti Edi Rama u ka kërkuar anëtarëve që të nisin përgatitjet për zgjedhjet 2025 dhe të angazhohen në terren.

Gjithashtu janë ndarë edhe detyrat mes tre drejtuesve të politikë të qarkut të Tiranës, mes kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe dy ministreve Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.

Mësohet se Veliaj do jetë drejtues politik për të gjithë qarkun, ndërkohë që Manastirliu do të merret me organizimin në strukturën e partisë në Bashkinë Tiranë. Sa i takon Spiropalit do merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.