Sporti

Tirana gjen zëvendësuesin e Florent Hasanit, transferon futbollistin e Trepçës

12/31/2023 08:51
nga:Lorik J

Moustapha Ba do të jetë sulmuesi më i ri i Tiranës. 26 herë kampionët e vendit kanë arritur të fitojnë garën me skuadra të tjera të Superiores, për të marrë shërbimet e senegalezit nga klubi i Trepçës.

Dhe pse ishin ndër të fundit që u futën në bisedime, te Tirana janë treguar më konkretë. Burime të besueshme për Newsport.al konfirmojnë se mungon vetëm zyrtarizimi.

Kështu bardheblutë do të paguajnë te Trepça për kartonin e Moustapha Ba dhe kontrata e re do jetë afatgjatë. Ky afrim shihet i duhuri, pas shitjes së Florent Hasanit për 300 mijë euro te Rapidi i Bukureshtit.

Kujtojmë se Trepça militon në ligën e dytë të futbollit kosovar, ndërsa u bë e njohur për tregun e Superiores rreth 1 vit më parë, kur Partizani bleu kartonin e Christian Mba.