Sporti

Tirana fiton ndaj Teutës, garë shumë interesante për titullin kampion në Shqipëri

04/24/2021 17:58
nga:Mergim Rreci

Fitore prej kampionët e Tiranës.

Bardheblutë e Orges Shehit, mposhtën me rezultatin 0-2 Teutën në “Niko Dovana”, duke zbritur nga “froni” skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.

Bardheblutë u shfaqën superiorë në këtë përballje. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Ndërkohë duhet të shkonte minuta e 79-të, kur Idriz Batha me një perlë nga goditja e dënimit, kaloi në avantazh Tiranën.

Për të vulosur sfidën mendoi Hoxhallari, me një goditje të kalibruar nga brenda zonës.

Me këtë fitore, Tirana u ngjit në kuotën e 46 pikëve, ndërkohë që Teuta zbret në vendin e 3-të me 52 pikë.

Kjo është renditja e plotë tabelare.

/GazetaBlic/