Showtime

“Tirana është e vogël, të njohim”/ Vëllai i Einxhel Shkirës flet për debatin me Donaldin

02/04/2022 11:59
nga:Gazeta Blic

Alois Shkira, vëllai i Einxhelit ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Në “Wake Up” ka folur për debatin e fundit që pati me Donaldin. Ajo e akuzoi se nuk e ka paguar dhe e pushoi nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa Donaldi shpërtheu kur Einxhel i përmendi famën.

Sipas saj, Donaldi dhe vëllai i tij binjak u bënë të famshëm prej të dashurave. Kjo acaroi keq Donaldin, i cili përmendte vazhdimisht historinë jashtë dhe i thoshte: “Tirana është e vogël, të njohim.”

Për këtë, Alois tha se nuk e ka zbatuar këshillën që i ka dhënë.

“Kjo është delikat si debat, por jo se nuk duhet folur. Duhet folur po kam vetëm një koment për Einxhel. Është tip që i ebson gjërave, ëndrrave dhe iniciativave që marrin njerëzit në mënyrë shumë shoqërore. Është një këshillë që ia kam dhënë pavarësisht se jam më i vogël. I kam thënë që të shikojë gjërat më ftohtë, por ka besuar gjithmonë tek ëndrra që mund t’i thonë dhe jep suport duke besuar. Einxhel preket shumë kur i diskuton karakterin ose sjelljet e gjërat.

Mendoj që nuk do të prekej nëse do të vazhdonin aludimet. Mundohet të japë një shans. Aty është një lojë, të gjithë janë në një lojë të madhe. Janë vetëm, shprehin mendimet e tyre. Ajo është brenda, truri punon në mënyrë tjetër. Mund të jenë dhe gjëra emocionale të momentit”, u shpreh Alois.