Lajme

Tingujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime’ luhen në mes të Beogradit

09/01/2022 15:00
nga:G C

Në Panairin e Verës në Beograd të Serbisë, një aktivitet në kuadër të Ballkanit të Hapur, janë luajtur tingujt të këngës së njohur shqiptare me titull ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’.

Në këtë panair të organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, ishin të pranishëm: presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, Dritan Abazoviç, kryeministrja Ana Bërnabiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që do mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.

Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj nisme. Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale. /Euronews Albania/