Futbollisti i njohur, Timo Werner është larguar nga RB Leipzig.
29-vjeçari e ka ndërprerë kontratën me klubin gjerman dhe tashmë është afër marrëveshjes me skuadrën e re.
Werner pritet të nënshkruajë kontratë me klubin nga Amerika, San Jose Earthquakes.
Testet mjekësore tashmë kanë përfunduar, kurse marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Werner gjatë karrierës së tij ka fituar tituj të shumtë, duke përfshirë: Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës, UEFA Super Kupën dhe Kupën e Gjermanisë.


