Sporti

Timo Werner flet në lidhje me spekulimet për largimin e tij nga Chelsea

05/27/2021 16:17
nga:Mergim Rreci

Timo Werner ka larguar dyshimet për të ardhmen e tij tek Chelsea, me sulmuesin gjerman të vendosur për të përmbushur pritshmëritë tek skuadra londineze.

Ai tha se ka kontribuar në 27 gola tek Chelsea dhe natyrisht pritet që të ketë impakt edhe më të madh për vitin tjetër.

“Sigurisht. Për sa i përket shënimit dhe humbjes së shanseve, ishte sezoni më i keq, por në fund të fundit kam ende 27 kontribute në gol” tha Werner, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë mendoj se unë jam i pari në ekipin tonë për këtë, kështu që nuk ishte gjithçka e keqe dhe nuk mendoj për largimin nga klubi këtë vit, sigurisht që jo dhe gjithashtu për vitin e ardhshëm, sepse mendoj se kemi një ekip i mirë dhe shpresoj të kthehem në shënimet dhe se mund të bëj gjithçka që pritet nga unë “, vazhdoi ai.

Kutjojmë që ai do të luaj të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve me Chelsean ndaj Manchester Cityt.

/GazetaBlic Sport/