Lajme

Time Kadrijaj tregon profesionin që ka ushtruar, krejtësisht ndryshe nga politika

12/30/2022 22:06
nga:Y I

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka treguar se ka qenë hendbolliste profesionale.

Ajo u shpreh se ka luajtur për ekipin e hendbollit në Deçan.

“Unë kam qenë sportiste, sportiste profesionale para luftës, kam luajtur për ekipin e hendbollit për Deçanin, që ka qenë ekip në ligën e parë. Ekipi i Henbollistëve të Deçanit kanë qenë ekipe të njohura, kam qenë tepër aktive”.

“Ndërkaq, sa i përketë për vallëzimin, joprofesional, por është e pamundur që në një aheng ku këndohet një këngë e mirë, është e pamundur të qëndrosh në vend”, u shpreh Kadrijaj në Info Magazine.