Deputeti nga radhët e mazhorancës, Halil Thaqi, deklaroi gjatë ditës së sotme se janë të gatshëm për zgjedhje dhe se do t’i fitojnë mbi 60% të votave.
Në lidhje me këtë deklaratë, kanë reaguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputetja e këtij subjekti politik, Time Kadrijaj, tha për “Gazeta Blic” se një shifër të tillë të njëjtit vetëm munden me ëndërru.
Kadrijaj deklaroi se LVV-ja i ka zhgënjyer qytetarët dhe se të njëjtit nuk e kanë asnjë parim.
“Sa për 60% as që munden me e ëndërru, sepse duke i parë që po i paguajnë militantët në rrjetet sociale për me i përkrah politikat e LVV-së dhe të Qeverisë, ma nuk qëndrojnë sepse në bazë të parimeve të cilat kanë ardhë në pushtet dhe e kanë marrë përkrahjen popullore, ata e kanë zhgënjyer qytetarin. Se kanë mbajtë asnjë parim, janë në konflikt me të gjitha kategoritë qoftë në sektorin publik apo privat dhe mendoj se në këto zgjedhje qytetari do t’ua tregojë vendin” deklaroi Kadrijaj për “Gazeta Blic”.
Deputetja e AAK-së pati një përgjigje të ‘prerë’ edhe në lidhje me deklaratën e Thaqit se koalicioni AAK-NISMA është bërë për t’i shpëtuar pragut.
Ajo tha se këto po bëhen që ti demotivojnë njerëzit dhe se të njëjtit vetë janë dembelë, përtacë dhe pasiv.
“Nuk na befasojnë fare deklaratat e Vetëvendosjes as të deputetëve të LVV-së sepse po i shohim se sa të qëndrueshme i kanë deklaratat, detyrohen t’i ndërrojnë brenda ditës dhe brenda orës. Deklaratat për koalicionin AAK-Nisma janë që t’i demotivojnë njerzit, ky koalicion është kaolicion parimor, është votu në strukturat e partisë dmth është përkrah nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues nga Kryesia e Aleancës”
“Ne kemi patur raporte të mira edhe gjatë periudhës së opozitarizimit por edhe gjatë qeverisjes në qeverinë Haradinaj 2. Ne jemi të angazhuar, po punojmë në terren, shihen aktivitet që po i bën kryetari Haradinaj por edhe deputetët dhe anëtarët e Kryesisë. Edhe pse jemi partia e katërt në Kuvend kemi dal partia ma aktive në Kuvendin e Kosovës, qoftë me prononcime pra kemi qenë tepër aktiv, dhe kjo nuk është pak.Ne nga organizatat të cilat e monitorojnë punën e Kuvendit, kemi dal si më të angazhuarit, më aktivët. Nuk do të merremi me deklaratat boshe të kujdo, qoftë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mirë është që ata t’i shikojnë punët dhe atë çfarë po i bëjnë Kosovës këta deputetë dembelë, përtacë dhe pasiv, të cilët vetëm paguhen pa dhënë zero kontribut për asnjë çështje dhe janë vetëm si marioneta për të votuar sepse nuk i pyet askush për asgjë” deklaroi Kadrijaj në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, do t’i fitojmë 60 për qind të votave