Lajme

Time Kadrijaj i drejtohet Kurtit si ministër i Shëndetësisë, nxitë të qeshura në Kuvend

10/07/2022 12:50
nga:Astrit Gashi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj pati pyetje për ministrin e Shëndetësisë, i cili dje dha dorëheqje.

Megjithatë ajo nuk i tërhoqi pyetjet. Ato ia parashtroi Kryeministrit Albin Kurti, pasi, sipas saj, ai ka marrë rolin e ministrit.

Kryeministri Kurti drejton Komisionin për Shëndetësi, të cilin e ka krijuar mbi ministri. Deputetja Kadrijaj e sheh atë në rolin e ministrit.

“Po e parashtrojë pyetjen, meqenëse Kryeministri është këtu dhe ka marrë rol si ministër i Shëndetësisë”, tha Kadriaj dhe kjo shkaktoi të qeshura mes deputetëve.