Lajme

Time Kadriaj, Kurtit: Kurrgjë nuk ishte për juve Shën Valentini çka ishte Shën Balotazhi

01/24/2022 18:22
nga:Q R

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se e ka marrë besimin e shumicës me premtimet e tij, porse ky besim iu lëkund gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

“Sa keni qenë në opozitë ju keni pasur zgjidhje për çdo çështje, keni pasur zgjidhje edhe për çështjen e energjisë për të cilën keni thënë se po e paguajmë shtrenjtë edhe pse kemi qenë vendi që e ke i paguar më së liri”, ka thënë Kadriaj në parlament.

“Andaj shumë dhe me këto premtime tuaja ju keni marrë besim. Besim e keni marrë edhe me moton që e keni përdorur në fushatën zgjedhore. Keni thënë: krejt dhe drejt”.

“Dhe nuk ditur që karrigia e opozitarit është krejt e ndryshme me karrigen e qeveritarit”.

“Unë po mendoj që ju e keni marrë edhe një mësim sepse më 14 shkurt morët një besim të lartë pre mbi 50 për qind të qytetarëve votuan për qeverinë tuaj”.

“Ndërsa ju e patë, kurrgjë nuk ishte Shën Valentini çka ishte Shën Balotazhi, ku ju shpallën parti opozitare, parti me më së paku komuna të fituara dhe me një rënie drastike të numrit të votave dhe të besimit”.

SHBA premton ta forcojë ushtrinë e Kosovës