Lajme

Time Kadriaj: Kryetari i Deçanit ka pranuar thirrje edhe nga Shqipëria, nga atje janë gati për të ndihmuar

07/14/2021 22:00
nga:M K

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së ka komentuar ngjarjet e fundit në Deçan.

Ndër të tjera ajo pranoi faktin se ka qëndruar shumicën e kohës atje bashkë me kreun aktual dhe disa anëtarë tjerë të partisë, përcjell GazetaBlic.

Madje, ajo dha detaje shtesë, duke konfirmuar se disa bashki të Shqipërisë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar komunën.

“Jam befasuar për të mirë me humanitetin nga Shqipëria. Kryetari Ramosaj ka pranuar thirrje nga Shqipëria, që ia kanë konfirmuar se janë të gatshëm që ta ndihmojnë Deçanin”, tha ndër të tjera Kadrijaj në Debat Plus.

I helmuari bashkë me 5 anëtarë të familjes: Diçka ka ndodhur, ujin e njëjtë e kemi pirë prej katër vjetësh

/GazetaBlic/