Vitin e kaluar, TikTok njoftoi se do të zgjasë gjatësinë maksimale të videove të tij nga një në tre minuta.
Por që nga gushti i këtij viti, gjiganti i mediave sociale ka kryer testime të gjera beta të videove pesë minutëshe për grupe të ndryshme përdoruesish.
Madje, siç raportojnë disa media, përcjell Telegrafi, ka pasur edhe testime të videove 10-minutëshe me grupe të vogla.
WIRED ka raportuar për disa informacione të dhëna nga përfaqësuesit e TikTok pas anketimit të gati gjysmës së bazës së përdoruesve.
Ajo që zbuloi është se përdoruesit i shohin videot mbi një minutë stresuese për t’u parë. Megjithatë, platforma pesëvjeçare nuk mendon se përdoruesit e saj kanë të drejtë.
Dhe nëse konsumatorët preferojnë video më të shkurtra, pse TikTok do t’i zgjerojë ato?
Siç vlerësohet, motivimet e kompanisë janë qartësisht për rritjen e të ardhurave.
Kjo pasi që me videot më të gjata do të thotë që mund të shiten më shumë reklama.