Sporti

‘Tigrat e Zi’: E respektojmë çdo lojtarë të klubit, Feronikeli këndellet veç me largimin e Duros, presim reagimin e Ramiz Lladrovcit

04/27/2021 21:10
nga:Lorik J

Tifozët e klubit të Feronikelit, “Tigrat e Zi” dëshirojnë largimin me çdo kusht të trajnerit të tyre, Klodian Duro.

Skuadra e Feronikelit ka humbur ndeshjen e sotme të xhiros së 31’të ndaj Arbërisë me rezultatin 0:1, duke rrezikur kështu zonën e barazhit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshes, shefi i sigurimit tek klubi i Feronikelit, Adem Bucolli ndërpreu intervistën e trajnerit, Duro – duke ia kërkuar live largimin nga klubi. E kërkesën e Bucollit ka kohë që e kanë përmendur edhe tifozët e klubit, “Tigrat e Zi.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, tifozët e Feronikelit, “Tigrat e Zi” kanë kërkuar largimin e trajnerit, Klodian Duro, poashtu kanë zbuluar se si ka ndodhur që klubi i tyre të jetë në këtë gjendje të mjerueshme, ndërsa presin edhe reagimin e të parit të Komunës së tyre, Ramiz Lladrovci në lidhje me këtë çështje.

Më poshtë gjeni reagimin e tyre:

“Tek klubi ka pas lloj-lloj kryesie në këto vitet e fundit dhe kryesia më e keqe në klub ka qenë kur kanë ardhë Albert Bunjaku me Gjonbalajn, këta dy janë ata të cilët e kanë sjell klubin deri në këtë gjendje. Ne kemi qenë edhe njeherë pas kësaj sot, por sipas një marrveshje me disa individë të klubit kemi larguar postimin dhe kemi pritur vendimin e tyre dhe prap nuk ndodhi asgjë, deri sot qysh doli një njeri qe e do klubin e qytetit me zemër edhe s’ka qef me pa klubin në këtë gjendje ku e ka sjell ky (trajneri). Duro prej që ka ardh në klub me secilin prej stafit të klubit është përleshur, nuk ka inkuadruar lojtarë në lojë edhe është i gatshëm për “budallakina” të veta! Normal që Feronikeli këndellet me largimin e Duros, por duhet presidenti të bëjë ndryshime edhe tek kryesia dhe të kthehet klubi si ka qenë, e jo këtë gjendje të mjerushme. Shpresojmë që të rikthehemi ne si tifozë në tribuna dhe të rikthehet klubi jonë aty ku e kemi vendin, si klub me traditë. Respekti jonë është për çdo lojtarë që ka mbajtur vesh fanellen tonë deri më tani. Secili trajner që ia kemi kerkuar dorëheqjen, e ka respektuar vendimin tonë, ne presim qe edhe Duro ta respektojë. Poashtu presim edhe reagimin edhe kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, siç ka reaguar edhe në të kaluarën”, kanë thënë nga kryesia e “Tigrave të Zi” për mediumin tonë.

/GazetaBlic Sport