Sporti

Tifozja e Gjilanit kërkoi një fanellë si dhuratë për ditëlindjen e saj, klubi ia plotëson dëshirën

04/21/2022 11:45
nga:Mergim Rreci

Skuadrat kosovare tradicionalisht nuk kanë qëndruar mirë në aspektin e marketingut, por duket se tashmë gjërat po ndryshojnë për së miri.

Skuadra e Gjilanit është njëra ndër skuadrat më të dalluara për marketingun dhe përdorimin e mirë të rrjeteve sociale, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo skuadër kishte bërë “revolucion” në prezantimin e transferimeve verën që shkoi, kurse me gjëra të mira po vazhdon edhe tash.

Një tifoze e kësaj skuadre kishte ditëlindjen, dhe dëshira e saj ishte që ta kishte si dhuratë një fanellë të nënshkruar nga të gjithë lojtarët e kësaj skuadre, dëshirë kjo që u realizua.

Rrezarta, tifozja e Gjilanit e pranoi fanellën, me klubin që përgatiti një video fantastike nga ky moment.