Sporti

Tifozi vdes në shkallët e stadiumit, shtyhet ndeshja e La Ligas

12/10/2023 17:46
nga:Lorik J

Ndeshja mes Granadas dhe Athletic Bilbaos është shtyrë për një ditë tjetër, kjo pasi një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit.

Fillimisht ndeshja u ndërpre pas 18 minutave lojë – kur ekipet e kuptuan se një tifoz ka probleme shëndetësore, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë – pas një ore, La Liga njoftoi se tifozi ka ndërruar jetë dhe se ndeshja nuk do vazhdojë sot.

Rezultati kur ndeshja u ndërpre ishte 0-1 në favor të Bilbaos.