Paulo Dybala bëri një moment të veçantë edhe më të paharrueshëm për një tifoz me fat të Romës dje në ‘Colosseum’.
Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar iu bashkua Romës në verë në një transferim të lirë, duke nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me klubin, përcjell GazetaBlic Sport.
Dybala filloi menjëherë aventurën e tij në Romë, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë dy asistime në tetë paraqitjet e tij të para në ligë për klubin, por ai aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në muskul.
Jashtë fushës Dybala po vazhdon të dhurojë kujtime të veçanta për tifozët e Romës dhe dje në Colosseum takoi një tifoz të veshur me fanellën e tij, të cilën e firmosi përpara se të bënte një foto me mbështetësin fatlum.
@PauDybala_JR you have a new fan!! You came up to my son randomly in the Colosseum and signed the jersey he was wearing. Very f’in cool!! pic.twitter.com/qwlU3WM7l5
— Sc Yolo (@ScYolo_2022) October 27, 2022


