Një gjuajtje pa qëllim nga Kylian Mbappe, në nxemjen për ndeshjen kundër Marokut, goditi fytyrën e një tifozi francez që ishte pas portës.
Sulmuesi është afruar shumë shpejt te pankina për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, por pamjet e momentit e tregojnë tifozin ende të çorientuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Dhe tifozi në fjalë foli për RMC Sport, duke konfirmuar se nuk i kujtohet Mbappe që i është afruar: “Nuk e pashë topin që po vinte, e mora në fytyrë me forcë… U bëra menjëherë i nokautuar. Tashmë më treguan në video se ai erdhi tek unë, por as që e kuptova, më duheshin disa minuta për t’u rikuperuar. Por e mora topin me vete dhe e vlerësoj gjestin”, tha ai.