Sporti

Tifozi nga India: “Po qëndroj zgjuar për ta shikuar futbollistin tim të preferuar, Armando Brojën”

01/11/2022 21:36
nga:Lorik J

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është duke fituar simpatinë nga e gjithë bota me paraqitjet e tija fantastike në Premier Leagur me ekipin e Southamptonit.

Aq larg ka shkuar kjo simpati, saqë një tifoz i Manchester Unitedit nga India është një përkrahës i madh i sulmuesit shqiptar, shkruan LIG Sport

Përmes një shkrimi në Twitter, tifozi me ‘username’ @mayyuuuuur ka treguar se është duke qëndruar zgjuar vetëm për ta shikuar futbollistin e tij të preferuar, Armando Broja.

Broja është duke luajtur nga minuta e parë në ndeshjen Southampton-Brentford.

Përveç tifozit të Manchesterit, në Twitter po flitet shumë për sulmuesin e huazuar nga Chelsea.