Sporti

Tifozi kosovar i Manchester Cityt: Jam qe 11 vite fans i flaktë i klubit, jemi më të kompletuar për finalen e Champions

05/28/2021 20:59
nga:L J

Skuadra e Manchester Cityt nesër do të luajë ndaj Chelseat në finale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City dhe Chelsea luajnë nesër nga ora 21:00.

Viteve të fundit, Manchester City ka pasur suksese të mëdha, me ç’rast janë shtuar edhe tifozët e kësaj skuadre në vende të ndryshme në Europë.

Tifoz i Manchester Cityt është edhe Blerim Selmani nga Kaçaniku i Kosovës, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Selmani për “GazetaBlic Sport” rrëfen se si u bë tifoz i Cityt.

“Ndihem jashtëzakonisht i lumtur, por edhe i stresuar duke ditur se kemi arritur në finale. Në vitin 2010 kuptova që Sheiku Mansour ka blerë klubin dhe vendosa të kërkoj në “Google” se kush është ky person, pra të di më shumë nga e kaluara e tij. Kuptova që ky njeri një ditë do të investojë shumë mirë dhe City do të jetë një ndër top klubet në Evropë dhe ja ku janë sot”, rrëfen fillimisht Selmani.

41 vjeçari beson se Manchester City ka ekip më të kompletuar këtë sezon.

“Është vështirë të japë një parashikim, pasi dihet që Chelsea ka befasuar Barcelonën dhe Bayernin në të kaluarën. Por, dua të them se City është skuadër më e kompletuar, por një fjalë thotë: “Topi është i rrumbullakët”, vazhdoi Selmani.

“Jam qe 11 vite tifoz i flaktë i Manchester Cityt, i dua të gjithë lojtarët përveç disa serbëve që kanë qenë. Yaya Toure është një
prej lojtarëve që më ka pëlqyer më së shumti”, potencoi Selmani.

Ai gjithashtu tregon se për përjetimet kur e shikoi ekipin e zemrës nga afër.

“Kam shikuar një ndeshje të Manchester Cityt në Chigaco ndaj Dortmundit, ishte një përjetim shumë i mirë. Ju mendoni se jam vetëm unë tifoz i Cityt në Kosovë, por unë njoh shumë, e shpresojë që në të ardhmen do të jenë edhe më tepër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/