Milan – Liverpool, një nga klasiket e futbollit evropian do të zhvillohet të martën në San Siro me fillim nga ora 21:00.
Dy nga skuadrat më të suksesshme në histori të Ligës së Kampionëve përballen mes vete duke kërkuar fitoren në formatin e ri të kësaj gare.
Tifozët e Milanit nga Kosova janë organizuar për të udhëtuar drejt Italisë për t’i ndjekur nga afër emocionet e këtij ballafaqimi.
Tifozi i Milanit, Arbër Lepaja për GazetaBlic Sport ka treguar emocionet e tij para këtij dueli duke shtuar se beson se skuadra e tij e zemrës do të
“Po shpresojmë në fitore, Milan nuk është në formën më të mirë të mundshme, por futbollit kurrë nuk i dihet. Nga kjo ndeshje pres gola, në ndeshjet e mëdha Milan kthehet në ekip të rrezikshëm dhe nesër pres fitore me rezultat 2-1”, përfundoi ai për GazetaBlic Sport.