Sporti

Tifozi i Leeds nuk kontrolloi festën kur ekipi i tij shënoi ndaj Chelseat, u rrëzua keq nga tribunat e Stamford Bridge

02/29/2024 09:51
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat dje ka fituar ndaj Leeds me rezultatin 3-2, për t’u kualifikuar tutje në FA Cup.

Megjithatë, gjatë takimit kishte një moment jo edhe aq të mirë. Një tifoz i Leeds u rrëzua nga niveli i lartë i tribunës në Stamford Bridge gjatë festimit të golit të parë që u shënua nga Mateo Joseph, përcjell GazetaBlic Sport.

Një tifoz përfundoi duke u rrëzuar nga tribunat dhe shkaktoi panik tek sigurimi i stadiumit dhe personat që ishin afër tij në atë pjesë të tribunës.

Personeli mjekësor shkoi me shpejtësi në vendngjarje dhe e çoi tifozin në një spital aty pranë.

Loja nuk u ndal, por imazhet dhe videot treguan pamjet qartazi…

/GazetaBlic Sport/