Sporti

Tifozi i Arsenalit i kishte anuluar pushimet me familjen për ta festuar titullin e kampionit!

05/15/2023 14:25
nga:E K

Një tifoz i Arsenalit i kishte anuluar pushimet verore familjare vetëm e vetëm për ta shikuar ekipin e tij të zemrës duke e fituar titullin e kampionit në Premierligë.

Por, tash ky tifoz me siguri se është penduar.

Ekipi i Mikel Artetas udhëhoqi në garën për titull kampioni në pjesën më të madhe të sezonit, por në javët e fundit “Topçinjtë” ia mundësuar Manchester Cityt që ta merrte kontrollin e ligës.

Të dielën, ëndrra e tyre u shua pas humbjes 0:3 nga Brightoni, i cili festoi me golat e Julio Cesar Enciso, Deniz Undav e Pervis Estupinan, shkruan “Gazeta Express”.

Si rezultat, Cityt i nevojiten vetëm dy pikë në tri ndeshjet e fundit për ta siguruar titullin e tretë radhazi në Angli.

E pas lojës së Arsenalit u rikthye në skenë postimi i bërë nga tifozi i Arsenalit në muajin janar.

“Para një viti, unë dhe gruaja e ime e rezervuam një pushim familjar në Mauritius, për t’u nisur më 26 maj. Por, së fundmi e kuptova se ndeshja jonë e fundit në shtëpi do të jetë me Wolverhamptonin më 28 maj. Mu desh ta anuloja pushimin. Gruaja imë është tërbuar. Kam frikë të shkoj në shtëpi. Është më e mirë për ne që ta fitojmë ligën. Lutuni për mua”, kishte shkruar ky tifoz.

Ky postim kishte bërë bujë dhe kishte zgjuar reagime, mbi të gjitha pas humbjes së fundit të Arsenalit.

Ata i kanë shkruar tifozit se kjo është një tragjedi dhe se tash e tutje duhet ta zbulojë postimin e letrave të shkurorëzimit, duke e kthyer kështu në shaka postimin e tifozit.