Lajme

Tifozi hyn në fushë për foto me Casemiron, braziliani nuk e refuzon dhe ndalet për ‘selfie’

01/19/2023 08:42
nga:E K

Një tifoz vrapoi për të hyrë në fushë gjatë ndeshjes së Manchester United në Premier League kundër Crystal Palace për të bërë një selfie me Casemiro.

Në ndeshjen që përfundoi me dramë në fund pasi Manchester United pësoi gol në minutën e 91’të për të humbur epërsinë e krijuar nga Bruno Fernandes një fans u sigurua që të kishte një kujtim me Casemiron, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozi kishte gjithë kohën në botë për të bërë një foto me yllin brazilian përpara se të largohej ngadalë dhe me qetësi. Më pas ai u përshëndet nga stjuardët.

/GazetaBlic Sport.