Skuadra e Ballkanit takohet me ekipin lituanez, Zalgiris në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Ballkani dhe Zalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifozët ultras të Zalgiris, ‘Pietu-IV Ultras’ kanë premtuar se do të organizohen për të ardhur në Prishtinë për ta përkrahur ekipin e tyre në ballafaqimin ndaj Ballkanit.
Ja postimi i tyre:
“Ndeshja e Zalgiris me FC Ballkanin jashtë do të zhvillohet më 5 korrik në orën 20:00. Ne po organizojmë një udhëtim për të mbështetur Vilnius Zalgiris. Për ata që janë të gatshëm të udhëtojnë, na shkruani”, thuhet në njoftimin e tifozëve.
/GazetaBlic Sport


