Sporti

Tifozët rumunë sulmuan më gjësende futbollistët e Kosovës, situata ishte pranë eskalimit masiv

11/16/2024 10:41
nga:Mergim Rreci

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre pas thirrjeve skandaloze nga tifozët rumunë.

Vendimi zyrtar do të merret në tavolinë nga autoritetet e UEFA-s, transmeton GazetaBlic Sport.

Ajo që bie në sy është edhe hedhja e gjësendeve të ndryshme në fushë, me të cilat tifozët rumunë tentuan t’i sulmojnë lojtarët e Kosovës.

Për një moment, rreziku ishte i madh që tifozët të futen edhe në fushë, sepse sigurimi tek pjesa e ultrasave e humbi kontrollin.