Sporti

Tifozët pushtojnë fushën, ndërpritet derbi Standard-Charleroi në Belgjikë

12/06/2021 08:05
nga:Lorik J

Derbi midis Standard Liège dhe Charleroi u ndërpre përfundimisht, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifozët e Lièges që pushtuan edhe fushë. Standardi duhet të humbë ndeshjen në tavolinë (3-0).

Ndeshja e ditës së 17-të të kampionatit belg mes Standard Liège dhe Charleroi u ndërpre përfundimisht në minutën e 88-të, pas hedhjeve të tymyseve dhe pushtimit të fushës nga tifozët e Liege, mbrëmjen e së dielës.

Ndërsa Charleroi ishte në epërsi (3-0), arbitri i ktheu lojtarët në dhomat e zhveshjes, pasi disa tifozë vendas u zbritën në fushë, përballë tribunës së tifozëve të “Carolos”, duke detyruar disa dhjetëra policë të ndërhyjnë.

Takimi u ndërprerë përkohësisht, pas gjuajtjeve të para të mjeteve piroteknike në drejtim të lojtarëve, tifozët e “Rouches” nuk hezituan të shënjestrojnë portierin e tyre, Arnaud Bodart.

Më pas gjyqtari i ndeshjes vendosi, siç e dikton procedura, ta ndërpresë përfundimisht ndeshjen. Sipas rregullores së kampionatit belg, Standardi duhet të humbasë ndeshjen në tavolinë (0-3) dhe të gjobitet me 50 mijë euro.

Standard, i cili prej disa javësh po përjeton një krizë sportive dhe financiare, teksa renditet në vendin e 13-të në klasifikim, ndërsa Charleroi është në vendin e 4-t në një kampionat aktualisht të dominuar nga Union Saint-Gilloise, i promovuar në D1 këtë sezon.

Dosja