Sporti

Tifozët pro-serb arrijnë në Tiranë, publikojnë fotografi nga sheshi i qytetit

08/28/2025 16:34
nga:Lorik J

Skuadra e Ilir Dajës, Dinamo City sonte luan me Jagellonian në ndeshjen e “Play Offit” të Conference League.

Tifozët e ekipit polak, që janë pro serb, sapo kanë arritur në Tiranë dhe kanë pozuar në sheshin e qytetit, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se ky tifogrup vazhdimisht shfaq parulla pro serbe dhe kundër Kosovës.

Ndeshja luhet nga ora 20:45, teksa duelin e parë e fitoi Jagellonia me rezultatin 3:0.

Ja pamjet e tifozëve: