Skuadra e Shkëndijës nesër luan ndaj FCSB në raundin e dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00.
Shkëndija e mirëpret ekipin rumun, FCSB në Shkup, në duelin e parë të raundit të dytë.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, rreth 50 tifozë rumunë pritet të jenë prezent në Shkup për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës, FCSB nga Bukureshti.
Poashtu, tifozeria shqiptare, ‘Ballistët’ kanë paralajmëruar udhëtim të madh drejt Shkupit, në mbështetje të Shkëndijës.
/GazetaBlic Sport


