Sporti

Tifozët mesazh Tuchelit: “Është koha t’i besosh Armando Brojës

08/31/2022 08:03
nga:L J

Skuadra e Chelseat pësoi disfatën e dytë në pesë xhirot e para në Premier League. Blutë e Londrës u mposhtën 2-1 nga Southampton.

Në rrjetet sociale tifozët e Chelseat janë duke bërë reagime të ashpra. Gjithashtu ata po kërkojnë nga trajneri Thomas Tuchel që t’i besojnë më shumë sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojës.

Broja luajti disa minuta në këtë humbje, por aq sa pati mundësi te tregoj veten me sukses.

 

Kujtojmë që shqiptari ka oferta të shumta në tavolinë, por e ardhmja e Brojës vazhdon të mbetët ‘Stamford Bridge’.