Sporti

Tifozët ishin konfuzë pasi Real Madridit iu ndalua të luajë me PSV në Ligën e Kampionëve

12/18/2023 13:37
nga:Lorik J

Tifozët mbetën të hutuar ndërsa shikonin shortin e Ligës së Kampionëve pasi Real Madridit iu ndalua të luante me PSV-në – pavarësisht se nuk ishte në të njëjtin grup.

Procesi i shortit bëri që fituesit e secilit grup të luajnë kundër nënkampionëve të grupit, ndërsa klubet nga i njejti shtet nuk u lejuan të përballeshin me njëri-tjetrin.

Real Madrid do përballet me RB Leipzig. PSV, ndërkohë do luajë kundër Borussia Dortmundit.

Por kur gjigantët holandezë u zgjodhën nga legjenda e Chelseat, John Terry, u pa një zonë e kuqe që rrethonte Real Madridin në grafikun e shortit – që do të thotë se dy skuadrat nuk mund të luanin kundër njëri-tjetrit.

Tifozët mbetën pak konfuzë për këtë, duke qenë se të dyja ekipet nuk janë nga e njëjta ligë dhe as nuk ishin të përfshirë në të njëjtin grup të Champions League.

Arsyeja e vërtetë e vendimit ishte për shkak të rregullave dhe kritereve të shortit.

Bayern Munich mbeti ende në short, që do të thotë se, nëse Reali do të duhej të luante kundër ekipit holandez, Bayern mund të kishte qenë në gjendje të luante me RB Leipzig ose Kopenhagen. Të dyja këto rezultate nuk mund të ndodhin, duke qenë se Bayern dhe Kopenhagen ishin në të njëjtin grup dhe se me Leipzig janë nga i njejti shtet.

/GazetaBlic Sport