Sporti

Tifozët irlandezë me pankarta fyese për dy futbollistët anglezë

09/07/2024 19:16
nga:E K

Irlanda aktualisht është duke u mposhtur nga Anglia me rezultat 2-0 pas pjesës së parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golat u shënuan nga Rice dhe Grealish.

Dy futbollistët që realiuan gola më parë kanë luajtur edhe tek kombëtarja irlandeze.

Ndërsa tifozët irlandezë kishin përgatitur një mesazh për dy lojtarët që tanimë përfaqësojnë Anglinë.

“Gjarpërinjtë janë kthyer”, shkruhet në një pankartë drejtuar dy ish-futbollistëve irlandez.

Irlanda dhe Anglia ndodhen në grupin 2 të Ligës B së bashku me Greqinë dhe Finlandën.