Skuadra e Dritës ka fituar derbin ndaj Gjilanit në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita fitoi derbin e madh kosovar ndaj Gjilanit me rezultatin 2-0.
Pas ndeshjes, tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ e nderuan policin e vrarë në veri, Afrim Bunjaku.
Ata kënduan emrin e tij dhe poashtu shfaqën një baner: Prehu në paqe, Afrim Bunjaku.
Gjest ky që po vlerësohet shumë nga opinioni kosovar.
Ja pamjet: