Sporti

Tifozët e Valladolidit duan largimin e Ronaldos: Ik në shtëpi!

12/02/2024 08:44
nga:Lorik J

Luis Nazario da Lima – Ronaldo është i poshtëruar si kurrë më parë.

Ikona braziliane dhe një nga futbollistët më të mirë në histori mbërriti në Valladolid pak kohë më parë, duke blerë klubin dhe synimi i tij ishte ta kthente në La Liga, gjë që e bëri.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan në drejtimin e dëshiruar dhe skuadra u trondit nga Atletico Madrid me 0:5.

Para ndeshjes, gjatë, por edhe pas saj, tifozët vazhdimisht shpalosën parulla kundër Ronaldos, me pankarta “thonin” atë që mendonin, thjesht nuk duan më fenomene në klubin e tyre.

Në një nga pankartat shkruhej “Pikë, set dhe match”, duke iu referuar faktit se teksa Valladolidi luante ndeshje, Ronaldo luante tenis.

Një tjetër shkruante: Ronaldo, shko në shtëpi.