Sporti

Tifozët e Turqisë “vërshojnë” rrugët e Romës, krijojnë atmosferë të “zjarrtë”

06/11/2021 18:10
nga:Mergim Rreci

Turqia dhe Italia zhvillojnë sonte ndeshjen hapëse të Euro 2020.

Të dy kombëtaret do të synojnë fitoren e madhe në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë tifozët kanë filluar të mbushin rrugët e Romës, atje ku pritet të jetë një natë spektakli futbollistik.

Tifozët e Turqisë në grupe të ndryshme po këndojnë këngët e tyre dhe mediat e ndryshme ndërkombëtare po raportojnë për atmosferën e zjarrtë që po bëhet nga ata.