Sporti

Tifozët e Southampton me pritje të mrekullueshme për Armando Brojën, ja reagimi i tyre

11/06/2021 09:19
nga:Mergim Rreci

Armando Broja ka bërë mbrëme kthimin e tij në fushën e lojës, duke lënë pas dëmtimin që pësoi dy javë më parë. Djaloshi shqiptar është kthyer shumë shpejt në një nga emrat e preferuar të publikut të Southampton.

Kjo u kuptua shumë mirë në minutën e 81-të të ndeshjes mes Southampton dhe Aston Vilës sot. Broja e nisi duelin nga stoli dhe trajneri Hasenhutl vendosi ta aktivizonte vetëm në minutat e fundit të duelit.

Në fillim kishte duartrokitje për Armstrong që po lagohej, autorin e golit të vetëm deri në ato momente për Southampton që kryesonte me shifrat 1-0. Por në momentin që Broja shkeli në fushë dhe spikeri i stadiumit lexoi emrin e tij, kishte duartrokitje dhe brohorima për sulmuesin shqiptar që la pas kështu dëmtimin dhe duket se është gati në momentin e duhur edhe për përfaqësuesen shqiptare/PS/.