Sporti

Tifozët e Schalkes shkatërruan portën dhe terrenin në një festë të çmendur, klubi publikon pamjet

05/08/2022 13:17
nga:L J

Schalke u rikthye në Bundesligë pas një sezoni të luajtur në ligën e dytë të futbollit gjerman.

Misioni i rikthimit u mbyll me fitoren 3:2 të së shtunës ndaj St. Paulit në ndeshjen e parafundit të kampionatit. Pasi u siguruar gjithçka, pasuan skena të çmendura të festës nga tifozët, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, në fushë ka pasur kaos. Ka nisur festa e lojtarëve me mbi 60 mijë tifozë, ndërsa skenat e filmuara pas festës i ka postuar edhe Schalke në rrjetet sociale.

Fusha u dëmtua dhe klubi zbuloi me një foto në sfond se goli nuk i rezistoi festës së tyre…

/GazetaBlic Sport