Sporti

Tifozët e Romës “shpërthejnë” ndaj Mourinhos, kërkojnë shkarkimin e tij

10/21/2021 23:53
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Romës po e kritikojnë shumë Jose Mourinhon pas humbjes së turpshme 6-1 ndaj Bodo/Glimt.

Trajneri tha se ai “mori përgjegjësinë” për zgjedhjen e formacionit, por në mënyrë efektive fajësoi lojtarët e tij të vargut të dytë që nuk ishin askund në këtë takim, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, reagimi i tifozëve nga rrjetet sociale ishte kryesisht duke dënuar trajnerin e tyre.

“Nëse emri i tij nuk do të ishte Mourinho, aq i mbrojtur nga të gjithë ju, ai tashmë do t’i kishte mbushur valixhet dhe do të largohej!” ka shkruar një fans.

/GazetaBlic Sport/