Vendimi i Steven Gerrard për të kaluar nga Rangers në Aston Villa nuk u prit mirë nga tifozët e klubit skocez.
Edhe pse zyrtarët e Rangers ishin mirënjohës për punën e bërë nga Gerrard gjatë tre viteve e gjysmë që ishte në krye të skuadrës, e njëjta gjë nuk ndodhi me tifozët e skuadrës, të cilët iu drejtuan rrjeteve sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Tifozët nuk e pranuan largimin e tij nga klubi në këtë moment, me lojëra të rëndësishme në horizont në gara të ndryshme dhe për faktin se në tetor kishte thënë se nuk po mendonte të largohej nga Rangers.
/GazetaBlic Sport/


