Sporti

Tifozët e Olympiacos në delir për Manolasin, “djegin” qytetin për transferimin e mbrojtësit

12/16/2021 17:50
nga:Lorik J

Tifozët e Olimpiakosit në delir për Kostas Manolasin.

Mbrojtësi, tashmë një ish lojtar i Napolit, ka kryer vizitat mjekësore me klubin grek gjatë ditës, për të cilin ka luajtur nga viti 2012 deri në vitin 2014, përcjell GazetaBlic Sport.

Manolas më pas ka mbërritur në zyrat e Olympiacos për të nënshkruar kontratën e re, ku u prit nga rreth 500 tifozë. Ish lojtari i Roma dhe Napoli ka pozuar me shallin bardh e kuq dhe nuk i janë shmangur përshëndetjeve të të pranishmëve, siç raportojnë faqet greke.

/GazetaBlic Sport/