Ftesa për të shqetësuar pjesën tjetër të lojtarëve të Milanit nesër mbrëma po qarkullon me insistim në rritje në grupet WhatsApp të tifozëve të Napolit.
Në fakt në mesazh thuhet: “Takohemi poshtë hotelit me bori, piroteknikë që Milani të mos flejë”, raportojnë mediat italiane.
Megjithatë, lajmi kishte mbërritur tashmë te kuqezinjtë, të cilët tashmë ka marrë kundërmasat e nevojshme.
Kujtojmë se Milani të martën përballet me Napolin në kuadër të ndeshjes kthyese të çerekfinales së Champions League.
/GazetaBlic Sport


