Sporti

Tifozët e Napolit mblidhen para hotelit ku po qëndron Milani, ofendojnë Theon dhe Maldinin

04/17/2023 23:39
nga:L J

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për ndeshjen e kthimit çerekfinale është shumë afër.

Sipas MilanNews.it, ka shumë tifozë napolitantë të vendosur poshtë hotelit ku po kalon natën skuadra e Milanit, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbështetësit napolitan kanë kënduar edhe disa kore fyese kundër Paolo Maldinit dhe Theo Hernandezit.

Ata kanë ofenduar familjet e Maldinit dhe Theos dhe kanë kënduar: “Brenda dhomave, hajde hyjmë brenda dhomave”.

Gjeste vërtet të pahijshme një ditë para super ndeshjes së Championsit.

/GazetaBlic Sport